Kantautori më i dashur i skenës shqiptare, Alban Skënderaj, ka dëshmuar sërish pse krijimtaria e tij mbetet e pakonkurrueshme me projektin artistik “Himalaja”, pjesë e ciklit muzikor “Rrënjët”.
Videoklipi zyrtar në YouTube ka regjistruar miliona shikime dhe mijëra komente nga dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, të cilët e kanë cilësuar këngën si një nga baladat më të ndjera të viteve të fundit.
Tekst me peshë dhe realizim kinematografik
Me një vijë melodike që mbetet menjëherë në mendje dhe një klip të xhiruar me estetikë kinematografike, “Himalaja” përcjell një mesazh të fuqishëm mbi dashurinë, sakrificën dhe lidhjen me rrënjët tona.

