Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
‘I fshehur’ në një kolonë guri në Turqi, ky mund të jetë kalendari më i vjetër në botë

‘I fshehur’ në një kolonë guri në Turqi, ky mund të jetë kalendari më i vjetër në botë

August 8, 2024
in Risi & Kuriozitete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shenjat në një kolonë guri në një vendgërmim arkeologjik 12.000-vjeçar në Turqi ka gjasë të jenë kalendari më i vjetër diellor i botës, një memorial për goditjen shkatërruese të një komete.

Shenjat në Göbekli Tepe, një kompleks i lashtë i ngjashëm me një tempull të zbukuruar me simbole të gdhendura, mund të jenë të dhëna të një ngjarjeje astronomike që solli një ndryshim  kyç në qytetërim.

Njerëzit e lashtë mund të ruanin vëzhgimet e tyre për hënën, diellin dhe yjësitë në një kalendar  solar që të mund të matnin kalimin e kohës dhe ndryshimin e stinëve.

Çdo simbol në trajtë V-je simbolizon një ditë. përmes këtij interpretimi, arkeologët zbuluan se një kalendari diellor në një  nga kolonat përmbante 365 ditë, 12 muaj hënorë dhe 11 ditë shtesë.

Solstici veror është një ditë e veçantë që është shënuar me një V rreth qafës ssë një bishe të ngjashme me një zog. Në disa statuja që me gjasë përfaqësojnë idhuj, ka gjithashtu shenja me simbolin V në qafën e tyre.

Duke qenë se janë përfshirë ciklet e hënës dhe të diellit, gdhendjet mund të jenë kalendari më i hershëm lunisolar që bazohet në fazat e hënës dhe pozicionin e diellit.

Qytetërimet e lashta mund t’i kenë bërë këto gdhendje për të shënuar datën kur fragmentet e një  komete goditën tokën rreth 13.000 vite më parë.

Kometa mund të ketë krijuar një epokë të vogël akullnajash që zgjati 1200 vjet duke zhdukur shumë kafshë gjigande. Gjithashtu mund të ketë sjellë ndryshime në stilin e jetesës dhebujqësi çka më vonë solli lindjen e qytetërimeve.

Në një tjetër shtyllë duket se pasqyrohet Tauridi që mendohet se është  burimi i fragmenteve të kometës. Ai zgjati 27 ditë.

Zbulimi konfirmon se njerëzit e lashtë mund të shënonin datat me saktësi. Jo vetëm kaq, por për mijëvjeçarë të tërë ato kanë pasur rëndësi për njerëzit që jetonin në Göbekli Tepe sepse ndikimi i shenjave mund të ketë lindur një kult ose besim të ri që ndikoi në zhvillimin e qytetërimit.

Previous Post

Mundësi shqiptar fiton me përmbysje ndaj kampionit të Afrikës, kalon në fazën çerekfinale

Next Post

Dhuna ndaj Medi Isenit, gjykata lë në burg Noizyn dhe Dj Crax

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

March 4, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

March 2, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2026 Foli.al - Lajme Premium Foli.al by Ioian Digital

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2026 Foli.al - Lajme Premium Foli.al by Ioian Digital