116 deputetë votuan pro projektligjit që u miratua në parim, një kundër, ndërsa 17 ligjvënës të pranishëm nuk votuan.
I vetmi që votoi kundër projektligjit të amnistisë ishte, deputeti Agron Shehaj i cili prej muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD.
Diskutimet për amnistinë penale, u shoqëruan me debate në Kuvend, ku deputetët e grupimit të Bashës akuzuan Rithemelimin se kishte bërë “pazare” me qeverinë për të votuar pro amnistisë.