Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në familjen e fituesit të Big Brother VIP 4, Besart Kelmendit i njohur si Gjesti.
Vëllai i tij i vogël, Eldion Kelmendi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Ky lajm ka tronditur këdo që e njeh Gjestin, qoftë fansat e tij, por edhe ish-banorët e Big Brother VIP.
Ish-banorja e Big Brother VIP 4, Rozana Radi ka bërë një postim në Instagram në shenjë zie për ngjarjen tragjike, ku i shpreh ngushëllimet e saj Gjestit.
“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngushëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë. Gjest behu i fortë skam fjalë”, shkruan Rozana krahas një fotoje me fjongo të zezë.