Xum Allushi u eliminua mbrëmjen e së martës nga shtëpia e Big Brother Albania VIP 4, pas nominimit ‘kokë më kokë’ me Eglin.
Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Xumi foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai u shpreh se penalizimi i tij i vetëm ishte fakti që u tregua shumë i vërtetë.
Në lidhje me Eglin tha se çdo gjë është mbyllur brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se prej ditësh ka shkëputur çdo kontakt me të.
“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi.
Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra. Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment skam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj.
Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh e kisha shkëputur kontaktet me Eglin.”.
Xumi foli edhe për raportin e tij me Eglin, foto që qarkullon në internet me ish-partnerin e banores, Olsi Bylykun.
Ai u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.
“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.
Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’.”, theksoi Xum Allushi.