Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Numërimi mbrapsht për mandatin e dytë të Trump! Masat “drakoniane”, të ftuarit dhe të munguarit në inaugurimin e Presidentit

Numërimi mbrapsht për mandatin e dytë të Trump! Masat “drakoniane”, të ftuarit dhe të munguarit në inaugurimin e Presidentit

January 20, 2025
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tetë vjet pas inaugurimit të tij të parë, Donald Trump pritet të marrë sot detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, pas një ceremonie spektakolare që do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington.

Vëmendja e mediave amerikane, por edhe ndërkombëtare është përqendruar në kryeqytetin amerikan.

Trump, i cili pas pak orësh do të bëhet zyrtarisht presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, do të betohet sot në orën 12:00 (18:00 me orën shqiptare) përpara Kapitolit, simbolit emblematik të demokracisë amerikane.

Menjëherë pas kësaj, miliarderi republikan do të mbajë fjalimin e parë të mandatit të tij të dytë.

Për shkak të temperaturave të ulëta që mbizotërojnë ditët e fundit në kryeqytetin amerikan, ceremonia do të zhvillohet në ambiente të mbyllura, në Rotondën e Kapitolit.

Ky do të jetë inaugurimi i dytë me dyer të mbyllura në historinë e SHBA.

Presidenti i fundit që u betua në këtë mënyrë për shkak të të ftohtit ishte Ronald Reagan në 1985.

Mbrëmjen e djeshme, në prag të inaugurimit të tij, presidenti i zgjedhur foli para mijëra mbështetësve të tij në qendër të kryeqytetit amerikan.

Në atë fjalim plot pasion, ai i siguroi edhe një herë mbështetësit e tij se do të zbatonte premtimet e fushatës zgjedhore, të tilla si dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm dhe vendosja e tarifave ndaj vendeve si Meksika dhe Kanadaja, ndërsa premtoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe kaosit në Lindjen e Mesme, shkruan Vizion Plus.tv.

“Çdo urdhër ekzekutiv radikal i administratës Biden do të shfuqizohet brenda disa orësh pas betimit”, tha ai dje.

“Kapitulli” i inaugurimit do të mbyllet me një ceremoni në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit nesër, të martën.

Agjenda 

Ora 05:00 (11:00 me orën shqiptare): Fillojnë kontrollet e sigurisë në Kapitol.

Ora 08:00 (14:00 me orën shqiptare): Mesha në Kishën Episkopale të Shën Gjonit në qendër të Uashingtonit. Trump dhe gruaja e tij Melania më pas do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të pirë çaj me presidentin në largim Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden. Tradicionalisht, presidenti në largim e shoqëron presidentin e ri në Kapitol.

Rreth orës 09:30 (15:30 me orën shqiptare): Fillojnë muzika live dhe fjalimet hyrëse. Carrie Underwood do të performojë “America the Beautiful” para inaugurimit të Trump.

Rreth orës 10:00 (16:00 me orën shqiptare): Fillojnë të mbërrijnë të ftuar zyrtarë.

Ora 11:30 (17:30 me orën shqiptare): Personat e ftuar duhet të kenë mbërritur në këtë kohë.

Ora 12:00 (18:00 më orën shqiptare): Sipas Kushtetutës kalimi i pushtetit bëhet pikërisht në orën 18:00, më 20 janar. Trump do të bëjë betimin presidencial gjatë ceremonisë së inaugurimit dhe do të mbajë fjalimin e tij të parë si president.

Pak pas orës 12:00 (18:00 me orën shqiptare):  Mbahet ceremonia e nënshkrimit, gjatë së cilës presidenti, i shoqëruar nga këshilltarë dhe anëtarë të Kongresit, drejtohet në zyrën e tij pranë dhomës së Senatit për të nënshkruar emërime, memorandume, proklamata ose urdhra ekzekutivë. Më pas vijon Dreka e Kongresit, ku marrin pjesë presidenti, nënkryetari dhe të ftuarit e tyre, udhëheqës të Senatit dhe anëtarë të Komitetit të Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese (JCCIC).

Ora 15:00 (21:00 me orën shqiptare): Fillon parada presidenciale. Fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Pensilvania Avenue dhe të përfundonte në Shtëpinë e Bardhë, por procesioni u zhvendos brenda në Capital One Arena për shkak të të ftohtit. Në paradë marrin pjesë banda ceremoniale ushtarake, grupe qytetare dhe grupe filarmonike.

Pas paradës, Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë për ceremoninë e nënshkrimit në Zyrën Ovale.

Masat drakoniane të sigurisë

Pas një fushate elektorale të shoqëruar nga incidente të shumta dhe dy tentativa për vrasje që synonin Donald Trump, e para në një tubim fushate, Uashingtoni po përjeton një dislokim të paprecedentë të forcave të sigurisë.

Rreth 25,000 policë dhe ushtarë janë mobilizuar, 48 km gardhe janë instaluar në perimetrin e sigurisë, snajperët do të jenë në çati dhe dronët në qiell. Shërbimi Sekret është përgjegjës për mbrojtjen e figurave të rëndësishme politike.

Të ftuarit dhe…të munguarit

Lista e të ftuarve përfshin multi-miliarderë të teknologjisë. Përveç Elon Musk-ut, njeriu më i pasur në botë, i cili përveçse një mbështetës ifinanciar i Donald Trump, është bërë edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, krerët e Amazon Jeff Bezos, i Meta Mark Zuckerberg dhe Apple do të marrin pjesë.

Nga radhët politike, dy mungesa të dukshme në ceremoninë e inaugurimit: ajo e ish-zonjës së parë Michelle Obama dhe ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, shkruan Vizion Plus.tv.

Barack Obama, i cili u pasua nga Donald Trump në mandatin e tij të parë në 2017, do të jetë i pranishëm, si dhe dy ish-presidentët e tjerë dhe bashkëshortet e tyre, Bill dhe Hillary Clinton dhe George e Laura Bush, sipas shtypit amerikan. Kryeministrat Giorgia Meloni e  Italisë dhe Viktor Orbán i Hungarisë  kanë marrë ftesa, por duket se Meloni do të marrë pjesë në inaugurim. Politikanët e ekstremit të djathtë njoftuan praninë e tyre.

Pas yjeve të Hollivudit Lady Gaga dhe Jennifer Lopez në vitin 2021, këtë vit këngëtarja e kantirit Carrie Underwood dhe tenori Christopher Mazio do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit. Underwood  pritet të performojë këngën patriotike “America The Beautiful”, ndërsa Mazio himnin kombëtar amerikan.

Previous Post

PAMJET/ Zjarr masiv në një qendër tregtare në Kosovë

Next Post

“Mos të bëjë viktimën”/ Xumi për Eglin: Çfarë i kam bërë unë asaj!? Nëse nuk përballon dot Big Brother…

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al