Teksa ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e Big Brother Vip Albania, Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale.
Producentja ka bërë një paralajmërim sa i takon arredimit të ambienteve të brendshme të shtëpisë. “Një gjë është e sigurt, shtëpinë si këtë vit nuk e kemi parë kurrë”, shkruan ajo.
Pak ditë më parë u zbulua edhe banori i parë që ka konfirmuar për të qenë pjesë e reality show këtë sezon.
Bëhet fjalë për futbollistin Eros Grezda.