Me një muaj deri në Krishtlindje, Babagjyshi ka nisur përgatitjet, por ngrohja globale dhe mungesa e dëborës në vendlindjen e tij Arktike e shqetësojnë. Këtë vit ndërkohë shumë njerëz kanë shprehur dëshirën për paqe në letrat e dëshirave.
Në këtë periudhë të vitit, qyteti Rovaniemi në Laplandën finlandeze, promovuar nga zyrtarët e turizmit që nga vitet 1980 si “shtëpia e vërtetë” e Babagjyshit duhet të ishte i mbuluar me borë dhe të dukej mahnitës.
Por kjo është pamja, një muaj nga Krishtlindja! Petku i bardhës i borës mungon dhe temperaturat janë mbi zero.
Edhe pse nuk prekin frymës e festës, efektet e ndryshimit të klimës janë të dukshme, thotë njeriu që mban veshur kostumin e kuq dhe mjekrën e gjatë të bardhë.
“ne mund të shohim se ndryshimi i klimës është i vërtetë. Dhe po ndikon te drerët. Po ndikon në jetën këtu në Arktik,” shton Ai, pas takimeve me fëmijë e turistë.
Barinjtë thonë se efektet po i ndjejnë edhe drerët që po hasin vështirësi për të gjetur ushqimin kryesor
Arktiku po ngrohet gati katër herë më shpejt se pjesë tjera të botës për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas kërkimeve të botuara nga shkencëtarët finlandezë në revistën Nature në vitin 2022.
Në Laplandën finlandeze, pas një vere historikisht të ngrohtë, një rekord i ri i temperaturës për nëntorin u vendos disa javë më parë, kur në qytetin Utsjoki u matën 11.1°C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 11.0°C nga viti 1975.
Turistë nga e gjithë bota mblidhen në aty për të parë peizazhet e tij magjike të mbuluara me borë dhe për të përjetuar të ftohtin arktik.
Me vetëm disa orë dritë dielli në këtë kohë të vitit, shumë shpresojnë gjithashtu të shohin ngjyrat spektakolare të Dritave të Veriut që ndriçojnë qiellin e errët.
Vitin e kaluar, qyteti regjistroi një rekord prej më shumë se një milion qëndrime gjatë natës.
“Prisja të kishte shumë më shumë borë,” tha Wenguel, një vizitore nga Shtetet e Bashkuara. “Do të thosha që ende ndihet si Krishtlindje… por prisja që të dukej pak më shumë si vendlindja e Babagjyshit” shtoi Ajo
Përveç takimit me Babagjyshin, vizitorët mund të paguajnë për të bërë xhiro me motoçikleta bore ose për të hipur në slitë drerësh.
Në Zyrat Postare në Fshatin e Babagjyshit puna ndërkohë është intensive.
Mbi gjysmë milioni letra drejtuart mbërrijnë aty çdo vit, sipas organizatorëve. Shumica janë lista dëshirash, por si fëmijët ashtu edhe të rriturit shkruajnë për të ndarë shqetësimet, frikërat, dëshirat dhe gëzimet e tyre personale.
“Këtë vit shumë njerëz kanë shprehur dëshirën për paqe,” në një kohë konfliktesh globale