Gazetari investigative, Artan Hoxha ëshët bërë lajm por jo për ndonjë ngjarje kriminale, por për një arsye të çuditshme. Një media ka shkruar se gazetari është arrestuar, madje dhe jo për pak gjë, por për atentatin e dyfishtë që ndodhi dje në Elbasan, ku mbetën të vrarë Ardian Subashi dhe Lulzim Bitri. Megjithatë lajmi nuk e ka shqetësuar gazetarin, i cili e ka kaluar me ironi e batutë.
“Heuuuuu…. Me paskan arrestuar dhe unë nuk di gjë???!!! Të pakten te me kishin lene nje jave kohe, për vetëdorëzim vullnetar, si Adriatik Llalla,”-shkruan ai.