Inteligjenca Artificiale po ecën përtej ujërave të veprimeve automatike, duke arritur deri tek arti dhe kreativiteti dhe duke e sfiduar njeriun me robotë që mund të pikturojnë. Një ndër to e shihni në materialin në vijim.
Ne shpesh e shohim artin si një veti unike njerëzore, diçka që na ndan nga makineritë.
Por çfarë ndodh kur në një të tillë implementohet një algoritëm që merr përsipër të krijojë imazhe të bazuara në të dhëna?
Kjo është Ai-Da, robotin i parë artistik në botë.
Përveç pamjes së saj identike më atë të një njeriu, është e aftë të pikturojë.
Ndoshta këto ju duken vetëm skica, por duhet të prisni përfundimin.
Në këto forma e ka rikrijuar veten e saj.
Aidan Meller tregon më shumë detaje për këtë krijim duke e quajtur jo vetëm inovative, por edhe një hap përtej mënyrës tradicionale të të bërit art.
Shumica e njerëzve mendojnë se ky është i gjithi një prodhim i inteligjencës artificiale, në fakt vetëm një pjesë e tij është kështu.
Ajo i bën lëvizjet e duarve përmes lëvizjes së syve. Mund të marrë vendime, algoritmi i jep mundësinë të mendojë.
Vetë Ai-Da (roboti) thotë së është e veçantë dhe kreative.
“Unë jam një reflektim i marrëdhënies midis makinerive dhe kreativitetit”.
Për ekspertët AI po mjegullon kufirin midis krijimit e fantazisë dhe automatizimit duke ngritur pyetje në lidhje me thelbin e vetë artit.