Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Mbi 1 mijë efektivë angazhohen për sigurinë! Protesta e opozitës, rrugët që bllokohen duke nisur nga ora 18:00

Mbi 1 mijë efektivë angazhohen për sigurinë! Protesta e opozitës, rrugët që bllokohen duke nisur nga ora 18:00

October 7, 2024
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita ka thirrur sot në orën 18:00 një protestë kombëtare në kryeqytet, ndërsa ka paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile, si akt pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Edhe pse nuk ka pranuar të japë detaje mbi skenarët se si do të zhvillohet kjo protestë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur më herët se mosbindja civile vjen si përgjigjja e vetme që i ka mbetur opozitës.

Nga ana e saj, Policia e Shtetit ka përgatitur planin e posaçëm të masave për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit të opozitës.

Policia zgjeroi hartën e rrugëve që do të bllokohen për protestën e thirrur nga Opozita. Ndërsa 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës. Pjesë e tyre për të ruajtur sigurinë do të jenë dhe forcat shqiponja, e FNSH.

Sipas Policisë, në orën 18:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: ”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Po ashtu, në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në disa akse rrugore si: “Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; Kryqëzimi i Librit Universitar; Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; Kryqëzimi i urës së Taiwanit; Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; Kryqëzimi i pallatit me shigjeta”.

Policia e Shtetit ka apeluar të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të medieve dhe qytetarëve.

Akset rrugore që do të bllokohen:

-Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet

-Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit

-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës

-Kryqëzimi i Librit Universitar

-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”

-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”

-Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit

-Kryqëzimi i urës së Taiwanit

-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”

-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”

-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave

-Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”

-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta

Previous Post

Lebron James, në historinë e NBA-së, luan bashkë me djalin e tij

Next Post

Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al