I trubulluar nga intensiteti I vrullshem I gjithçkaje pa kontekst, I tronditur nga energjia dhe vibrimi qe e rrethon, ai vendos te arratiset perseri.
Destinacioni: Pa busull, pa orinetim, vetem arratisje nga gjithkush e gjithçka.
Rruges me muziken e preferuar ne sfond, e vrullshme, ne tinguj te cilet provokojne notat e thella te shpirtit, e me pas melankoli serenatash e me pas urrejtje per sistemin,menyren, stilin, padrejtesine e fundja dhe nje klasike per mbyllje, qe ti mbushi vetes mendjen qe eshte nje intelektual.
Makina ndalon ne majen e nje pylli te vetmuar e mes pyllit ulet kembekryq ai.
Biseda fillon keshtu:
Pse me ke denuar per te jetuar I pa lumtur.
Une I thote ai?!
Lumturia eshte virtyt I jetes dhe une nuk e kam pergjithmone, thuajse me raste, perse perse me ndodh kjo mua?!
Ska pergjigje!.
Ka vetem qetesi.
Duket sikur gjithçka perreth ka ndaluar e bashke me te edhe koha, madje mund per te paren here, te degjoj te rrahurat e zemres se tij.
Fillon qesh, buzeqesh, ngazellehet e me pas fillon e bashkebisedon me Zemren.
E Vetmja zhurme, I vetmi tingull, e vetmja krijese e gjalle e cila sherben me devotshmeri, pa kerkuar kurre azgje ne kembim.
Pas nje bisede te zellshme mes tij dhe zemres, vemendja shfokusohet ne natyre, lulja, pema, zogu, macja, qeni e te tjera si keto.
Urrejtja nuk eshte me aty, zemra therret paqe, mushkrite kercejne prej oksigjenit, truri bie ne qetesi. Hena duket e bukur madje, edhe me te bie ne shoqeri duket sikur me raste flirtojne mes tyre. Yjet jane me afer se kurre qiejte jane te hapur, e ne keto momente ndodh takimi.
Vazhdon…