Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
CR7 dhe kontrata e bujshme e ndarjes: Georgina do të marrë 100 mijë euro në muaj përjetë e ‘Vilën Ronaldo’

CR7 dhe kontrata e bujshme e ndarjes: Georgina do të marrë 100 mijë euro në muaj përjetë e ‘Vilën Ronaldo’

August 22, 2024
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk është e qartë nëse janë martuar zyrtarisht, por ndoshta në sekret e kanë bërë. Kjo bën sens, pas lajmeve të fundit, sipas të cilave çifti ka nënshkruar një kontratë në rast të një ndarjeje: miliona euro për gruan përgjithmonë dhe një vilë luksoze në Madrid.

GEORGINA, 100 MIJË EURO PËRJETË E “VILLA RONALDO”

Sipas burimeve portugeze, si transmetuesi i TV Guia, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje ndarjeje me Georgina Rodriguez, në rast të një lamtumire mes të dyve. Kontrata mes yllit portugez dhe modeles, së bashku që nga viti 2016, parashikon të gjitha detajet në rast ndarjeje. E sipas këtyre thashethemeve, CR7 duket se është treguar veçanërisht bujar me partneren e tij.

Në rast lamtumire, marrëveshja parashikon një pagesë mbajtje prej 100 mijë eurosh në muaj për gjithë jetën për bukuroshen Georgina, përveç dorëzimit të “Villa Ronaldo” në Madrid: një rezidencë 4000 metra katrorë, e blerë nga Cristiano në 2010 për 5 milionë euro dhe e cila me kalimin e viteve sigurisht që do të jetë rritur në vlerë.

CR7 E GEORGINA: MARTESË NË FSHEHTËSI?

Georgina, e cila e ndoqi Cristiano Ronaldon në eksperiencat e tij të fundit në Torino dhe Mançester dhe që tani jeton me të në Arabinë Saudite, prej vitesh ka rritur fëmijët e familjes së tyre të gjerë së bashku me portugezin: Cristiano Jr., i lindur nga lidhja e mëparshme e Ronaldos, binjakët Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate dhe dy vajzat e vogla Alana Martina dhe Bella Esmeralda, vajzat e çiftit.

Edhe pse të dy nuk janë zyrtarisht të martuar, Ronaldo së fundmi ka bërë disa deklarata të dyshimta në lidhje me partneren e tij, duke ndezur spekulime për një martesë të mundshme të fshehtë. Në një video gjatë një stërvitje, të publikuar më pas në rrjetet sociale, futbollisti e cilësoi Georgina si “gruaja ime”, duke nxitur dyshime dhe kuriozitet te fansat. Mbetet për t’u parë nëse këto deklarata do të sjellin konfirmime apo mohime të mëtejshme në lidhje me statusin e tyre martesor. Ndërkohë është nënshkruar kontrata e parë.

Previous Post

BE vendos taksën/ Nga shqiptarët te amerikanët e britanikët, 7 euro për të hyrë në zonën Schengen

Next Post

Analiza/ Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Serbi dhe Bosnje

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al