Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, Jason Derulo performoi live për të rinj kryeqytetas, por jo vetëm.
Performancat e artistit ndërkombëtar amerikan, njihen tashmë mbarë botën për energjinë e lartë, kërcimet mbreslënëse në skenë dhe vokalin e fuqishëm.
Artisti solli për publikun shqiptar hite nga më të vjetrat që i përkasin viteve 2009, deri tek ata të publikuara këtë vit.
Derulo 35 vjeç, është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj.
Për këngëtarin Jason nuk është hera e parë në Shqipëri, ndaj ai ka lënë edhe përshtypjet e tij në lidhje me vendin tonë, ku më herët u shpreh se përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia për të këtu është ushqimi i mirë.
Përveç koncertit në ‘Selman Stermasi’, këngëtari me famë botërore, Jason Derulo, është parë të darkojë me një vajzë misterioze në një nga restorantet më të mira të Tiranës.