Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, lirohet gruaja në SHBA

43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, lirohet gruaja në SHBA

July 21, 2024
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grua e cila bëri 43 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte kryer kurrë është liruar nga burgu në SHBA, pasi dënimi ndaj saj u rrëzua. Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së librarisë Patricia Jeschke, nga St Joseph, Missouri, në Nëntor të 1980-s. Hemme u dënua me burgim të përjetshëm.

Një rivlerësim i dosjes në ngarkim të saj, doli në përfundimin se nuk kishte pasur prova që e lidhnin atë me krimin, përveç rrëfimit që kishte dhënë në efektin e qetësuesve të shumtë në një spital psikiatrik.

Sot 64 vjeçe, ajo besohet të jetë gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë të padrejtë në historinë e SHBA.

Ekipi i saj ligjor nga Innocence Project u shpreh mirënjohës që Hemme u ribashkua më në fund me familjen dhe tha se do të vijojë të luftojë për të pastruar emrin e saj. Teksa nuk është më në burg, çështja ndaj saj është ende në rishikim.

Sipas asaj që shkruan BBC, vendimi i parë prej 118 faqesh i gjyqtarit Ryan Horsman për rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm u dha më 14 Qershor. Ai tha se avokatët e 64-vjeçares kishin prova të qarta për pafajësinë e saj, përfshirë prova që nuk ishin vënë në dispozicion në mbrojtjes së saj në kohën kur u dënua.

Nga rishikimi i dosjes rezultoi se policia lokale kishte injoruar provat që të çonin drejtpërdrejt tek një prej oficerëve të saj, Michael Holman, i cili përfundoi më vonë në burg për një tjetër krim dhe vdiq në 2015-n.

Furgoni i Holman ishte parë në zonë ditën e vrasjes, alibia e tij nuk mund të konfirmohej dhe ai kishte përdorur kartën e kreditit të Patricia Jeschke pasi pretendoi se e kishte gjetur në plehra. 

Po ashtu, në shtëpinë e Holman u gjetën një palë vëthë floriri, të cilat u identifikuan nga babai i Jeschke, si të sajat. Asnjë prej këtyre provave nuk iu bënë të ditura në atë kohë palës mbrojtëse të Hemme.

Ajo u mor në pyetje disa herë nga policia, ndërkohë që ishte nën efektin e ilaçeve antipsikotike dhe të një qetësuesi të fortë, pasi u shtrua pa dëshirën e saj në spital psikiatrik. Hemme kishte marrë herë pas here trajtim psikiatrik që kur ishte 12 vjeç.

Ajo nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po ndodhte, thuhej në dokumentet e gjykatës, mezi e mbante kokën drejtë dhe kishte dhimbje, një efekt anësor i ilaçeve.

Në rishikimin e dosjes nga gjyqtari Horsman vihej në dukje se nuk kishte asnjë provë mjeko-ligjore që ta lidhte gruan me vrasjen. Ajo nuk kishte asnjë motiv dhe nuk kishte dëshmitarë që e lidhnin atë me krimin.

Sandra Hemme e la qelinë e burgut të premten.

Avokati i saj mbrojtës tha se Hemma-s do t’i duhet ndihmë sepse e ka kaluar pjesën më të madhe të jetën në burg.

Previous Post

Atentat ndaj Mbretit Charls dhe Mbretëreshës? Një i dyshuar në çati alarmoi shërbimet e sigurisë

Next Post

Fatura e Olimpiadës 11.1 miliardë euro, shpenzime marramendëse për Lojërat e Parisit, por rekordin e mban Tokio

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al