Nje aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat lëviznin me drejtimin Lushnjë-Fier, ndërsa shkak për ngjarjen është bërë një gomar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.
Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale.