Jamie Foxx, më në fund, ka zbuluar se çfarë çoi në shtrimin e tij misterioz në spital në prill të vitit 2023.
Duke folur me një grup njerëzish në qendër të qytetit Pheonix, ylli 56-vjeçar tha se problemet e tij shëndetësore filluan me një “dhimbje koke të keqe” dhe më pas ai u zgjua gati tre javë më vonë pa kujtesë.
“I kërkova djalit tim një Advil”, tha aktori fitues i Oskarit. “Isha i ikur për 20 ditë. nuk mbaj mend asgjë. Kështu që ata më thanë – jam në Atlanta – kështu më thanë se motra ime dhe vajza ime më çuan te mjeku i parë… Më dhanë një injeksion kortizoni.”
Aktori shtoi se mjeku i tij i tha se “diçka po ndodh atje lart”, duke treguar kokën e tij.
Shtrimi në spital i Foxx u njoftua nga vajza e tij, Corrine, përmes një postimi në Instagram të shpërndarë në prill të vitit të kaluar.
“Ne donim të tregonim se babai im Jamie Foxx përjetoi një komplikacion mjekësor dje,” shkroi Corrine në atë kohë. “Fatmirësisht për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh ai tashmë është në rrugën e tij drejt rikuperimit. Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”