Një urim ndryshe në ditën e lindjes së tij e ka bërë moderatori i njohur Ledion Liço.
Ai ka zgjedhur t’i dedikojë këtë ditë, njohjes me partneren e tij prej 11 vitesh, Sara Hoxha.
Liço shkruan në profilin e tij “11 vite më parë të njoha ty.
E para herë që ndjeva sikur isha mjaftueshëm. I lumtur që ditëlindjet e mija nuk i përjetoj aq për vitet që ikin, por për ata që do të vijnë krah teje”.
Kujtojmë se cifti e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me ardhjen në jetë të tri femijëve të tyre dhe së fundmi me projektin Big Brother Albania 3, janë të pandashëm edhe në skenë.