Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Sylvinho e la jashtë, Cikalleshi tërhiqet nga kombëtarja: Çdo fillim e ka një fund

Sylvinho e la jashtë, Cikalleshi tërhiqet nga kombëtarja: Çdo fillim e ka një fund

May 28, 2024
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sokol Cikalleshi nuk do ta veshë më fanellën e kombëtares. Sulmuesi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja e Shqipërisë, një ditë pasi Sylvinho mori vendimin për ta lënë jashtë Evropianit.

Çikalleshi, 33-vjeçar tanimë ishte pjesë e kombëtares për gati 10 vite dhe ka dhënë një kontribut të vyer, duke qenë një  nga sulmuesit kryesor të ekipit “kuqezi”.

Mungesa e tij në Euro2024, ishte një surprizë e madhe për të gjithë, pasi ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet eliminatore.

Sylvinho u shpreh se ai i ka studiuar mirë kundërshtarët që Shqipëria ka në grup dhe është munduar të thërrasë në kombëtare lojtarë të cilët sipas tij i duhen për të paktën 3 ndeshjet në grup.

Në reagimin e tij, sulmuesi shkruan  se ky është fundi i një rrugëtimi dhe i lutet zotit që shokët e tjerë të kombëtares të kenë sukses në Evropian.

Reagimi i Cikalleshit

Fundi i një rrugëtimi!

Rrugëtimet jane të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!

Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falenderoj Zotin për gjithëçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozet Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë.

Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze.

Previous Post

Ushtria kineze kthen “mikun më të mirë” të njeriut në një makinë vrasëse

Next Post

Artikulli: Iluzioni i Elitave/ Manipulimi i Popullit Shqiptar nga Politika dhe Media

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al