Google njoftoi se të rrisë përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e saj të kërkimit në internet, mes shqetësimeve se kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrat e zakonshme të përdorimit të internetit dhe mund të kërcënojë të ardhurat nga reklamat.
Në mënyrë që të shtojë përfshirjen e AI-it, kompania e njohur krijoi një model të modifikuar kërkimi që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga inteligjenca artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit.
Drejtuesit e saj argumentojnë se ndryshimi në fjalë do të përshpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura. Informacionet e krijuara përmes inteligjencës artificiale do të shfaqen vetëm kur teknologjia e kompanisë Google përcakton se ato do të jenë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për përdoruesin, shpjegon VOA.
Kjo ka të ngjarë të zbatohet për informacione më të ndërlikuara dhe kur njerëzit janë duke menduar ose planifikuar diçka. Faqja tradicionale e Google në internet dhe reklamat për kërkime të thjeshta si rekomandimet e dyqaneve ose parashikimi e motit do të vazhdojnë të jenë të pranishme.
Kompania pohon se ndryshimet u diktuan edhe nga fakti që njerëzit janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për kërkime në mënyra krejtësisht të reja dhe për të bërë pyetje më të gjata dhe më komplekse. Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes inteligjencës artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz.