Shumë pak e dinin se Genc Prelvukaj ka një djalë nga martesa e tij e parë. Djali i tij Gjin, tashmë është i rritur dhe pak ditë më parë ka mbaruar maturën.
Në një kolazh në Instagram, Genc Prelvukaj ka ndarë një foto krah të bitit, një foto ku me ta shfaqet edhe Eni Koçi, dhe një ku pozojnë edhe prindërit e tij.
Dy ditë më parë, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bërë burrë i mirë e i urtë, ndërsa unë tejet krenar me të. Krahas tjerash është shoku im i ngushtë, me të cilin kemi kaluar e thyer me mijëra sfida bashkë. Djalë i mbarë Gjin, uroj që një ditë, i plakur e me rrudha t’i puthi fëmijët e tu! Deri atëherë do ta kuptosh sa e madhe dhe e pastër është dashunia e babës ndaj teje. Të duam unë, motra Adea dhe e gjithë familja”, shkruan arstisti krah postimit.