Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur.
Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat të nxehtë pasi pretendojnë se kanë zbuluar se cili vend në tokë është origjina e të gjithë racës njerëzore.
Megjithëse shkenca pretendon shumë teori për historinë apo evolucionin e planetit tonë ndër vite, ka ende shumë që nuk dimë.
Por zbulimet e reja duket se hidhnin dritë mbi disa detaje të së kaluarës prej analizave të ADN-së gjallesave primitive si mitokondria.
Profesore Vanessa Hayes, gjenetiste e Garvan Institute në Sydney, me grupin e saj analizuan ADN e mitokondrive që kalonin nga nëna te fëmija.
Hayes vërejti se ADN-ja e njerëzve nga jugu i Afrikës konfirmonte studime të mëparshme që thonë se origjina e njeriut është Afrikë, ndërsa koha e shfaqjes së tij rreth 200,000 vjet më parë.
Grupi i saj hartoi të dhënat e materialit më të vjetër njerëzor dhe zbuluan se gjurmimet çonin në vendbanimin e tyre shekullor në zonat rreth Namibisë, Botsvanës e Zimbabves.
Më tej grupi tha se përdori prova gjeologjike e arkeologjike për të zbuluar se cila nga këto ‘do të kishte qenë vendi më i mirë për të jetuar’.
Ata thonë se dikur në këtë zonë ekzistonte “një sistem masiv liqenesh që nisi të shpërbëhej rreth 200,000 vjet më parë”.
Hayes shpjegonte: “Duhet të ketë qenë vend shumë i lulëzuar që ishte një habitat i përshtatshëm për njerëzit modernë dhe kafshët e botës së egër”.
Liqeni në jug të lumit Zambezi mund të mbështeste paraardhësit tanë për rreth 70,000 vjet, thotë studimi, por pas publikimit të tjerë profesorë hidhnin dyshime.
Duke folur për rrjetin The Guardian, Chris Stringer, studiues i Natural History Museum në Londër, tha: “Unë do të bëja shumë kujdes nëse përdorja gjenetikën moderne për të zbuluar se ku jetoni popullatat 200,000 vjet më parë, veçanërisht në një kontinent të madhe e të komplikuar siç është Afrikë”.
“Ashtu si studime të tjera që janë fokusuar në mostra të genomit, në një rajon të veçnatë apo prodhimin e veglave të gurit, ato nuk përfshijnë dot kompleksietin e origjinës tonë dhe bien poshtë kur merren në konsideratë të dhëna të tjera”.
Edhe Sarah Tishkoff, gjenetiste e University of Pennsylvania, fliste në linja të ngjashme: “Nuk është e mundur të llogaritet origjina e njeriut modern bazuar në variacionet e popullatave moderne, prej emigrimeve të shumta të tyre në të gjitha drejtimet në të paktën 80 000 vitet e fundit”.