Poetja e njohur shqiptare Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në moshën 50 vjeçare. Lajmi i trishtë e ka dhënë vetë babai i saj Xhabir Ahmeti përmes një postimi në facebook, i cili ka shkruar: “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore.”
Lindita njihej për veprat dhe penën e saj të pakrahasueshme. Ajo ka shkruar vepra në shqip dhe maqedonisht ndër të cilat janë:
Librat e botuar në gjuhën shqipe: 1993: “Mjedra dhe bluz”; 1996: “Ishulli Adular”; 2000: “Brezi dhe Zonjës”; 2004: “Vetë perballe Erosit”; 2008: “Lulja alba (zgjedhje)”; 2015 “Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim”; 2015: “Dhoma pa derën dalëse”. 2020: “Mbrojtja e Hekubës”.
Përkthime në maqedonisht: 1998: “Камена месечина (Hëna e gurtë)”; 2002: “Син сон (Ëndërr e kaltër)”; 2007: “Призивање во април (Evokime në prill)”; 2011: “Утрешните монети (monedhat e nesërme)” dhe në gjuhën bullgare 2008: “Пролетен копнеж|, ndërkaq poezitë e saj janë përkthyer edhe në gjuhën angleze, serbe, boshnjake dhe polake.