Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ dhe njëhkohësisht vajza e tij Sara Gjordeni.
Përmes një postimi ajo ka shkruar se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Ish-Missi shkruan se ajo dhe të afërmit e saj po e prisnin prej kohësh këtë moment.
Postimi i Sara Gjordenit:
Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te marr kohen time per tu qetesuar:
Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e stomakut. Kete mund ta konfirmoje lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash regullisht.
Nese nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza
ABSURDE.
Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshem i stomakut dhe melcise.
Te afërmit e tij e prisnin ketë dite prej muajsh…
Vërtete ai nuk beri anjë përpjekje 27 vjet te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju! Per ata ge hedhin vrer edhe ne nje dite te tille kag delikate, kam vetem dy fjale nga shpirti:
Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rafshin ge neser mbi koke ge vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !
ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE
Kujtojmë që ish-banorja e Big Brother Vip, ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa ka treguar kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare, kur prindërit e saj u divorcuan, tek tentativa e të atit për ta rrëmbyer dhe vdekja e dy vëllezërve. Modelja rrëfeu se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.