Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3, vendim që u dha nga Vëllai i Madh pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla para se të linte shtëpinë.
Ndërsa kanë kaluar 24 orë nga ky vendim, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Eglës në rrjetet e saj sociale, apo në Top Channel, aty ku të gjithë ish-banorët bëjnë prononcimet e para publike pas daljes nga Big Brother.
Në këto kushte, fituesi i Big Brother 6 Anaid Kaloti, i cili njihet edhe për komentet që i bën lojës së Vëllait të Madh, ka bërë një thirrje publike me premtimin se do të dhurojë 1 milion lekë për atë që i dërgon foton e parë të Eglës jashtë shtëpisë.
Madje ai aludon se Egla nuk është përjashtuar nga Big Brother VIP, por kjo është një lojë e produksionit e cila do të zbulohet në Primen e ardhshëm.
Egla gjithashtu doli nga shtëpia me pizhama dhe ky është një tjetër detaj dyshues se banorja thjesht është zhvendosur në një ambjent tjetër të shtëpisë dhe nuk e ka lënë atë përfundimisht.
Një gjë e tillë ka ndodhur në Big Brother 6 ku Anaidi ishte banor i shtëpisë, me një vajzë e cila u lajmërua e përjashtuar, por në fakt kishte qëndruar një jave në një dhomë të shtëpisë, të pajisur me një TV, ku ajo shikonte dhe dëgjonte gjithçka që ndohte me pjesën tjetër të banorëve.
Kujtojmë se Egla është një prej personazheve më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP për lojën e saj agresive dhe pa doreza ndërsa rikthimi i saj në shtëpi do të sillte një tronditje të banorëve që ‘ranë në qetësi’ pas largimit të saj.