Banorja e Big Brother Vip, Françeska Murati gjatë një bisede me Jetmir Salajn në oborrin e shtëpisë, ka treguar për herë të parë që nuk e ka kryer universitetin.
Ajo shprehet se nuk arriti ta kryente universitetin pas vuajtjeve me bullizmi që kaloi në shkollën e mesme dhe në kolegj.
Banorja shton se ajo vendosi të mos bënte diçka vetëm për të kënaqur prindërit, pasi vetë ishte e bindur që universiteti nuk ishte rruga më e mirë që ajo mund të zgjidhte.
“E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time, Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le te shpjegohem më mirë mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme. Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë“, tha ajo.