Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Karakteristikat pozitive dhe negative të pesë të nominuarve sipas Anaid Kalotit

Karakteristikat pozitive dhe negative të pesë të nominuarve sipas Anaid Kalotit

March 24, 2024
in Ekskluzive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti ka bërë një analizë  për  pesë të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP.

Banorët që rrezikojnë të dalin nga shtëpia më e famshme e momentit janë Ilnisa, Heidi, Egla, Jetmiri dhe Ledjona.

Sipas Anaidit, karakteristikat pozitive të Ilnisës janë: di të artikulojë mirë mendimet e saj, nuk i duhet kohë për të menduar atë që ka në mendje, nuk manipulohet lehtë dhe nuk ndikohet nga askush, mbrohet mirë kur targetohet, si nga banorët dhe nga opinionistët.

Karakteristikat negative janë: ofendimet i ka shumë therëse dhe herë pas here me  nënkuptim, kalojnë deri në kërcënime, hyn dhe del në lojën e Big Brotherit sipas interesave, nuk ka objektiv fitoren, duket sikur çdo gjë rrotullohet rreth Meritonit, nuk është e qartë ndaj asaj që i kërkon vetes dhe nuk shpenzon kohë të njohë të tjerët.

Karakteristikat pozitive të Ledjonës janë: është popullore, nuk para ofendon, dhe me vajzat është goxha e shoqërueshme, e drejtpërdrejtë, nuk thur intriga, dhe besnike në grup, ka nuhatje, dhe nuk i prish marrëdhëniet lehtë me banorët.

Karakteristikat negative janë: ka rënë pre e lojës së Julit dhe herë pas here vihet në presion dhe manipulohet lehtë nga ai; nuk luan vetëm, luan në grup, nuk krijon as situata as dinamika në shtëpi, nëse është në interes të të gjithë grupit, luan pak cepave, bën thashetheme, dhe ka krijuar një vetëbesim që më shumë e dëmton se sa e ndihmon brenda shtëpisë.

Karakteristikat pozitive të Heidit: lojtare që di të përballet me këdo që i del përpara, pa ngritur zërin dhe pa ofenduar; është e edukuar, nuk merret me debate të nivelit të tretë dhe nuk lejon askënd të kapërcejë mbi të drejtat e saj, nominon shumë mire, dhe nuk harron askënd dhe asgjë që dëmton lojën e saj.

Kafakteristikat negative të Heidit janë: nuk angazhohet dhe nuk i jep rëndësi lojërave në grup; përzihen herë pas here ndjenjat me lojën dhe giendje e bën konfuze,
sepse i ngatërrohen qëllimet, nuk ka takt në komunikim dhe nuk di t’i përdorë situatat që ka në favor ndaj kundërshtarëve.

Karakteristikat pozitive të Eglës: ka aftësinë që çdo situatë të agravuar nga ana e saj t’ia zbehë rëndësinë dhe të dalë lehtë prej saj; është njohëse shumë e mirë e banorëve dhe intuitive shumë e fortë e veprimeve të tyre, se si do pasojnë; është pesonazh “surprizë”, të shton gjithmonë kuriozitetin, se çfarë do bëjë më shumë, e merr vëmendjen lehtë, dhe i duhen vetëm 5 minuta aksion që të marrë vëmendjen e të gjithë shtëpisë.

Karakteristikat negative të Eglës: luan bashkë me Julin që nga dita 1, ose më saktë loja e tyre ka nisur dhe para se të hyjnë në shtëpi, ofendon, bullizon, përqesh, viktimizohet, pa limit; në interes të lojës së saj përdor çdo gjë, duke humbur keshtu besimin e të gjithë të tjerëve.

Karakteristikat pozitive të Jetmirit: është lojtar i zgjuar, armë të fortë ka fjalën jo ofendimet dhe tonet e larta, është elegant, dhe mundohet të nxjerrë më të mirën te të tjerët, e njeh mirë lojën, brenda 3-ditësh u zgjodh lider dhe brenda 1 jave evidentoi para të gjithë banorëve, që Juli dhe Egla luajnë bashkë, ka zgjedhur të luajë duke shtyrë përpara figurat e tjera të shahut, autoriteti që prezanton i ka futur në paranojë Julin dhe Romeon, sepse të dy e nominuan.

Karakteristikat negative të Jetmirit janë: nuk është kalkulues i mirë i kohës, sepse nuk e ka aspak në favor, ka zgjedhur të këshillojë më shumë seç duhet, tërhiqet kur të tjerët ulërasin, dhe ironizon me “faleminderit” kur të tjerët e ofendojnë.

Previous Post

“Vuan nga autizmi”/ Rrëfimi i Meritonit, reagon nëna e djalit: Së shpejti…

Next Post

Aferat seksuale në punë, Albi Nako “plas” bombën: Më janë vëtëofruar, por unë…

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al