Tashmë që jemi në stinën e pranverës dhe vera ëstë shumë afër, kremi kundër rrezeve të diellit është i rëndësishëm dhe tepër i domosdoshëm në përditshmëri. Por, a e keni menduar ndonjëherë se gjatë fluturimit në avion jeni më afër rrezeve UV?
Finding Fiona një përdoruese e Tik- Tok mori vëmendje të veçantë duke postuar një video para pak kohësh ku shpjegonte se përdorimi i kremrave kundër rrezeve të diellit është më tepër i rëndësishëm gjatë fluturimeve. Kjo për të njëjtën arsye, pasi rrezet e diellit janë më të forta dhe depërtuese edhe pse mund të jeni brenda një avioni.
Sipas dermatologëve, pretendimi i Fionës është pjesërisht i saktë, por është gjithashtu edhe pak i gabuar. Lajmi i mirë sipas tyre është sepse pasagjerët nuk janë shumë të rrezikuar nga rrezet e diellit duke qenë se dritaret e pengojnë shumicën e tyre, rreziku më i madh qëndron për anëtarët e ekuipazhit që janë të vendosur në pjesën e përparme të avionit, aty ku hapsira me xham është më e madhe.
Ekspertët gjithashtu këshillojnë se kremi kundër diellit është i domosdoshëm të përdoret nga të gjithë, çdo ditë edhe nëse janë në fluturim apo jo dhe kur është e mundur të evitohen rrezet e forta të diellit.