Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për 4 vite.
Në një njoftim në faqen zyrtare, thuhet se për shkak të restaurimit, rikonstruksionit dhe muzealizimit, Muzeu do të jetë i mbyllur për vizitorët nga data 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim.