Intervista e parë e Sara Gjordenit pas përjashtimit nga Big Brother VIP, u zhvillua LIVE në kanalin e Albanian Youtubers në Youtube.
Pak minuta, pas largimit nga shtëpia më e famshme aktualisht në Shqipëri, Sara shuajti kureshtjen e ndjekësve se çfarë e shtyu të ndërrmerrte aktin që e çoi jashtë shtëpisë së BBV.
Ajo u shpreh se ishte një moment nervozizmi, pas debatit të agravuar mes saj dhe Françeskës, i cili nisi kur kjo e fundit ofendoi Bardhin.
Pasi iu komunikua vendimi, Sara tha se donte të takonte vetëm Meritonin dhe Bardhin, renditje e cila u kometua shumë në publik. Modelja tha se nuk ka asgjë mes saj dhe Meritonit, dhe se ishte thjesht instktive.
Inervista e plotë:
Sara: Do ta marrësh që kam kopjuar Luizin, ideja normalisht nga ai na erdhi, por ai vetë e kishte kopjuar nga Big Brother Kanada, kështu që nuk ishte edhe ai fort origjinal nga ajo që bëri paçka se ishte një kampion i vërtetë në lojë, çfarë desha tek dera e Françeskës, o Anaid ti ke qenë vetë në Big dhe ti e di shumë mirë që ka momente që realisht nuk sheh nga sytë,
Anaid: Mund ta haje rrugës Françeskën për mëngjes, mund të zgjoheshe në mëngjes dhe ta haje për mëngjes,
Fjodora: Kaq shumë ta fiku trurin ajo goca aty, të nxorri aq shumë nga vetja.
Anaid: Ku të cenoi kaq shumë Françeska ty?
Sara: Tek marrëdhënia me Bardhin, mesa di unë ajo kishte shkuar ndërkohë që unë isha në gjumë, edhe ishte konfliktuar me Bardhin nga hiçi, totalisht e besoj Bardhin në atë që tha, ai nuk gënjen, është I ndërgjegjshëm që ka kamera rrotull 360 gradë. Mënyra se si kishte folur tek Bardhi që e kishte ofenduar si femër në moral, në karakter në gjithçka
Fjodora: Është e drejtë kjo,
Anaid: Këtë gjë me Bardhin nuk ta ka bërë vetëm Françeska, me Bardhin e kanë bërë edhe lojtarë të tjerë, duke parë edhe ne se si Bardhi ndonjëherë nuk ishte as në qiell as në tokë kemi thënë edhe ne që tek kjo marrëdhënia me Bardhin që nuk e di ku të çoi Zoti, gjithmonë çiftet në lojë kanë probleme, Romeo qan me Heidin, Ilnisa me Meritonin, nuk arrite ta kapje këtë fillin që këtu do të më gjuajnë, këtu do të më cenojnë te marrëdhënia. Si e le atë të hynte tek marrëdhënia jote dhe të të nxirrte ty nga shtëpia.
Sara: Nuk kisha fiks atë problem që po thua ti, sepse unë nuk është se kam pyetur shumë të më ofendojë mua personalisht, ishin të njëpasnjëshme, ishin të njëanëshme, tendencioze, ajo që unë bëra ishte edhe e paralajmëruar sepse unë e thash që do të bëja diçka
Anaid: Gabim ke bërë edhe kur e ke paralajmëru, në të dyja gabim ke bërë.
Sara: Unë nuk di të shaj aq shumë sa di Françeska, unë jam rritur në një shtëpi që nëse gjyshja ose daja të të shikonte njëherë ti nuk flisje më edhe po e kuptoje që po e bëje gabim. Nuk kam arritur të zhvilloj një fjalor ofendimesh aq të gjerë
Anaid: Për të bërë avokatin e djallit, edhe pse nuk kam shumë qejf emrin t’ja përmend, ti tek dera mënyra se si po dridheshe, ti kishe dalë na vetja
Sara: Po të mos isha aq e nervozuar nuk do të kisha dalë nga vetja
Anaid: Si ta hapte Françeska derën si të mos e hapte, si të shtynte, si të mos shtynte
Aulona: E kishe marrë vendimin
Sara: Unë në asnjë moment nuk jam fshehur pas gishtit, shikoni se këtë gjë nuk e bëra, unë jam e pafajshme, unë jam goa më e mirë në shtëpi, unë nuk kam gabime, absolutisht jo, të gjithë ata që komentojnë dhe nuk kanë qenë banorë si ti Anaid nuk më kuptojnë dot, të paktën në këtë bisedë që po bëjmë dhe njerëzit që janë duke komentuar vetëm ti mund të më kuptosh se çfarë ndjen aty brenda.
Anaid: Kur të thirri tek dhoma e rrëfimit dhe të tha Sara mund të largohesh edhe pa lajmëruar banorët, pse the Meritoni dhe Bardhi dhe nuk the Bardhi dhe Meritoni?
Sara: Do ta them unë, ajo vjen shumë instiktive, po shoh edhe pyetjet për Meritonin, kjo për Meritonin është shumë turp i madh
Anaid: Jo turp, po pse e the, nuk po dyshon njeri tek marrëdhënia jote me Meritonin, por pse the Meritoni dhe Bardhi
Sara: Ti u fute tani tu u kap prej fjalësh, po çfarë lidhje ka kjo, mos u bëj tendencioz edhe ti
Anaid: Dua të të ngacmoj çik që ta dish çfarë do të them nesër në Fan Club.
Erion: Është bërë pak ajo pjesa Meritoni Bardhi, sidomos ajo fotoja ku flinit gjumë të tre
Sara: Nuk e di a e dini, por Meritoni kishte dit që merrte serume, sot a i ra të fikët a për pak i ra të fikët duke bërë dush para prime, nuk e di a jeni në dijeni për këtë, te situate e rripit Ilnisa nuk e mbështeti dhe ai u afrua më shumë më tepër me ne të dy
Anaid: Sara ky ishte fati jot, ishe super lojtare, vitin tjetër…
Sara: Paçim.