Hyrja e tre banorëve të rinj, duket se ka trazuar situata në shtëpi dhe një ndër to është Sara Karaj, e cila është bërë shkaku që Ilnisa dhe Meritoni të përfshihen në një debat.
Teksa kanë qenë në laventeri, Meritoni dhe Ilnisa kanë nisur të debatojnë për faktin se Meritoni i ka ofruar Sara K krevatin e Ilnisës.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Për momentin thashë…
Ilnisa: Për momentin? Jo përmes krevatit tim. Pa më pyetur mua.
Meritoni: Por nuk është përmes krevatit tënd. Dje ta thashë.
Ilnisa: Se di, nuk e mbaj mend fare që më paske pyetur.
Meritoni: Të thashtë Ilnisa, Sara …
Meritoni: Po edhe nuk të pyes fare dhe çfarë?
Ilnisa: Shumë bukur. Mos pyet.
Meritoni: Çfarë po filozofon? Pse po bën kaq shumë filozofi?
Ilnisa: Unë se di, çfarë kisha për të thënë, ta thashë.
Meritoni: Çfarë është ai veprim që vjen aty, kur unë jam ulur?
Ilnisa: Veprim? U fikën dritat
Meritoni: U fikën dritat? Hiqe atë shtrat, hiqe atë jorgan…
Ilnisa: Hiqe jorganin të thashë se do shtrihem të fle
Meritoni: Si më poshtëron ashtu tek të tjerët?
Ilnisa: Hiqe jorganin të thashë se do shtrihem, kaq.