Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Rrëfimi sinqertë i kampiones modeste Klodiana Shala! Jeta, karriera dhe planet e së ardhmes në ‘Sport me Sabinën’

Rrëfimi sinqertë i kampiones modeste Klodiana Shala! Jeta, karriera dhe planet e së ardhmes në ‘Sport me Sabinën’

February 20, 2024
in Ekskluzive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjithë jetën ka mbajtur mbi supe peshën e rëndë të titullit Kampione. Dhe ajo ia ka dalë të jetë e tillë në jetë dhe në profesion.
Klodiana Shala ishte e ftuar në podcastin ‘Sport me Sabinën’ në një rrëfim për jetën dhe karrierën.
Ajo e kujton veten si një fëmijë çapkën dhe energjik ndërsa lidhja me sportin e ka shoqëruar që prej kohës së shkollës. Më vonë talenti i saj bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, por Klodiana rrëfen se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti sikundër duhet ta ketë një sportist.
Një prej momenteve të vështira në karrierën e saj ishte tërheqja nga atletika për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale e të cilën e cilëson si pikën më të ulët në jetë.
Ndonëse e tërhequr nga garat, karriera e Klodit po shkon më së miri, pasi ajo zbuloi për Sabinën planet dhe qëllimet e saj për në vijim.
Fillimisht Klodi zbuloi se shumë shpejt do të dalë një program online stërvitor dhe ushqimor për të cilin po punon prej kohësh
Pjesë nga intervista:
Klodi: Unë nuk kam qënë fort programit online, çdo gjë po shkon drejt online-it, dhe duam s’duam ne, nuk mund të ngel unë Klodi i vitit 93′.
Sabina: -Kështu që më trego pak për këtë program online
Klodi: -Unë jam duke bashkëpunuar me një djalë jashtëzakonisht shumë të mirë, Xhino që jeton në Las Vegas. Xhino Lica ka dalë para një jave një nga tranjerët personalë më të mirë të Amerikës.
Sabina: -Si do të jetë programi? Si do të funksionojë?
Klodi: -Do të jetë pjesa e online-it, do të jetë jo vetëm programi stërvitor, por do të jetë edhe program ushqimor, do jenë të bashkuara bashkë. Por nuk do të jetë thjesht vetëm për të shitur. Ky është një program stërvitor dhe ushqimor shumë real dhe shumë i vërtetë.
Sabina: -Si të gjitha gjërat që ti bën Klodi.
Klodi: -Ashtu duhet në fakt.
Lajmi i dytë ekskluziv që Klodi dha për Sabinën, është libri i saj i parë, i cili do të dalë shumë shpejt për publikun
Pjesë nga intervista:
Sabina: Klodi Shala është duke shkruar një libër.
Klodi: -Bashkë me Xhinon
Sabina: -Bashkë me Xhinon përsëri
Klodi: -Bashkë me Xhinon. Libri është më tepër këshillues, rregullator.
Sabina: -Këshillues për jetën, lifestyle?
Klodi: -Po, po, ashtu do të jetë sepse të dimë kur zgjohemi në mëngjes, kur është mirë për të bërë ushtrimet, kur është mirë për të bërë vrapin, kur është mirë për të bërë ecjen, kur është mirë për të ngrënë, si është mirë për të jetuar, si është mirë për qafën. Unë që rri 20 orë në karrige, kush është mirë për të bërë? Është një gjë reale.
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, është data 7 mars, kur Klodi Shala pritet të mbajë një fjalim në një nga universitetet më të njohura në SHBA, në Harvard.
Pjesë nga biseda:
Sabina: -Klodi, një shqiptare që do të shkojë në 7-mars apo 8, për të qenë e saktë, në një nga universitetet më të njohura në SHBA, në Harvard për të mbajtur një fjalim të gjatë. Kjo na bën krenarë të gjithëve. Na trego disa detaje më tepër.
Klodi: -Në një nga universitetet më me famë në botë është hapur gjuha shqipe. Do jenë 180 studentë na kanë thënë, pastaj do të jetë aty edhe komuniteti shqiptar për të dëgjuar. Do të jetë bashkëbisedim, një fjalim që do jetë besoj edhe bashkëbisedim me studentët, po, që besoj duhet të jetë për jetën time, për sakrificën.

Previous Post

VIDEO/ Gruaja e maskuar derdh 60 mijë litra verë me vlerë 2 milionë euro

Next Post

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al