Sekretari Blinken mbërrin në Tiranë.
Pritet nga ministri i Jashtëm dhe amabsadori i Shqipërisë në SHBA, bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë David Wisner.
Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri, ku pritet të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Në tapetin e kuq do të jenë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikan që shërbejnë në ambasadën Amerikane në Tiranë.
Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe në Tiranë.