Gazetarja Sonila Meço ka analizuar marrëdhënien shumë të diskutuar mes Meritonit dhe Ilnisës në Big Brother VIP3.
Ndërsa ishte pjesë e live-t në kanalin Albanian Youtubers në Youtube, ajo u shpreh se gazetares i duhet Meritoni në lojën brenda shtëpisë për t’i balancuar natyrën intrigante.
Sipas saj, e vetmja balancë e Ilinsës është lidhja që ka dhe nëse ajo prishet konkurrentja do të destabilizohet.
“Ilnisa është kështu, Meritoni i duhet sepse i balancon natyrën intrigante, mashtruese, të thellë, provokative, e balancon me një raport sentimental. E di që njerëzit janë të dhënë shumë pas lidhjeve, e di që publiku është shumë i dhënë pas romancave.
Meritoni i duhet si një tavolinë që i ka të katërta karriget, në rast se Meritoni bëhet aq i zgjuar sa ta kuptojë që loja e Ilnisës e pengon, Meritoni e turbullon Ilnisën dhe është Meritoni ai që mund ta përdorë Ilnisën dhe jo Ilnisa. Meritonin në rast se arrin ta përthithë që këtu po i prishet loja Ilnisa destabilizohet në sekondë. Të vetmen balancë ka lidhjen sentimentale”, tha Meço.