Të ftuarat e radhës në podkastin “Fashion Guru” me Santana Çomorën dhe Niko Komanin ishin motrat Sara dhe Ditea Berisha, të njohura për stilet e veçanta të të veshurit.
Ndërsa tregojnë vështirësitë e mëdha të ekranit dhe të qenurit figurë publike, vajzat janë mësuar me konkurrencën e madhe në këtë fushë e cila lidhet shumë me të kujdesurit deri në detaje për pamjen e jashtme.
Të qenit i shtirur, për Ditean është gjëja më e bezdisshme që ka në realitetin e medias dhe rrjeteve sociale.
Ditea: Unë mendoj që bërryla ka se ka në çdo fushë të jetës sidomos në botën e televizionit edhe të social mediave mendoj se ka edhe më shumë se sa kanë vendet e tjera, unë shumë herë televizionin e quaj si punë shteti, kush ka punuar në shtet pak a shumë ka gjithmonë këto bërrylat. Njerëzit janë shumë të shtirur, kjo është gjëja më e bezdisshme që ka në këtë realitetin që ne jetojmë ose në punën që ne bëjmë.