Olta Gixhari ka organizuar ditën e djeshme një ceremoni “Gender Reveal” ku ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj. Aktorja zbuloi do të sjellë në jetë një djalë dhe Amari do të bëhet me një vëlla.
Në festë morën pjesë shumë figura publike. Ndër të pranishmet atje ishte edhe Sara Hoxha, Xhemi Shehu etj., por ajo që ra në sy ishte mungesa e motrës së Oltës, gazetarja Gerta Gixhari.
Gerta nuk duket asgjëkundi në videon e publikuar nga Olta, madje as ajo vetë nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet e saj sociale për gëzimin e Oltës.
Dyshja kanë pasur një marrdhënie me ulje ngritje gjatë kësaj kohe dhe mesa duket për momentin punët nuk janë edhe aq mirë! /Kids’Time/