Motrat blogere Sara dhe Ditea Berisha ishin të ftuarat e radhës në podkastin “Fashion Guru” me Santana Çomorën dhe Niko Komanin.
Pasioni për modën ka nisur që herët për vajzat, ndërsa Sara tregon plot nostalgji për periudhën e 9-vjeçares apo gjimnazit, të cilat dallonin nga të tjerë për stilin e të veshurit.
Ajo tregon se motra e saj, Ditea ishte një ndër vajzat më të bukura të shkollës dhe nuk mund të qëndronte pa vendosur pak make up në kohën e adoleshencës.
Sara: Kur Ditea është kthyer nga Italia, përpos punës së saj që bënte fikse mendoj që ishte gjëja më e mirë që ajo mund të bënte, t’u bashkonte me mua për ta bërë bashkë këtë punë, siç e the edhe ti bashkimi bën fuqinë dhe mendoj që duke qenë se të dyja ne kemi prirje për këtë pjesën e modës, Ditea për shembull në kohën e gjimnazit apo 9-vjeçares ka qenë ndër vajzat më të bukura të shkollës dhe këtë se them se është motra ime, është nga ato vajzat që shkonte ndonjëherë me pak ato sytë e lyera apo i kishte flokët me kolpa, adoleshenca.