Boksieri Ermal Hadribeaj ishte i ftuar i rradhës për një intervistë në “Sport me Sabinën” për të folur rreth eksperiencës së tij në WBC dhe karrierën në përgjithësi.
Në podcast ai foli mes të tjerave edhe për gjestin e Mike Tyson i cili e përshëndeti boksierin fitues duke bërë me duar shqiponjën.
Boksieri Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë. Përballë tij ka qenë meksikani Carlos Molina. Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë. Në përfundim boksieri shqiptar fitoi me “KO”.
I pranishëm në komentimin e këtij dueli ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.
Ja si e tregon ai këtë eksperiencë:
Ermali: -Pas meje ka hyrë menjëherë Mike Tyson dhe ka qëlluar që e ka parë të gjithë ndeshjen time, tregohet nëpër kamera, fokus, ka parë çdo lëvizje…
Sabina: -Dhe në fund bëre shqiponjën
Ermali: -Ishte ulur në rresht të parë
Sabina: -Ëhë
Ermali: -Në momentin që mbaron ndeshja dhe unë fitova me ‘knockout’ dhe në momentin që po më thuhej emri, ai ishte me komentatorët, po diskutonin, po e pyesnin, edhe në momentin që arbitri ngre dorën si fitimtar, pashë direkt Mike Tyson, iu drejtova Mike Tyson duke e përshëndetur, duke i folur, duke i bërë edhe shqiponjën, duke ma kthyer në të njëjtën mënyrë, duke i bërë edhe simbolin tonë, një përshëndetje fantastike. Edhe i dha rëndësi, i dha buzëqeshje…
Sabina: -Dhe sa krenarë u bëmë të gjithë ne, jo vetëm ti dhe familje jote, por të gjithë shqiptarët në fakt, sepse është një figurë shumë e madhe
Ermali: -Shumë e madhe