Një prej temave më të diskutuara këtë javë në Big Brother VIP është rrëfimi i Erjola Doçit se kishte parë hijë në shtëpi dhe se ndjente energji negative që prej natës që kishte hyrë.
Ish-banori i BBV, Kledi Hysa , pjesë e panelit të podkastit të transmetuar në Albanian Youtubers tha se hijet mund të jenë të personave të produksionit të cilët janë të pranishëm 24 orë.
Nga ana tjetër, u hodh hipoteza se ajo mund të jetë e inflirtuar nga produksioni, nisur nga loja që po bën brenda shtëpisë.
Pjesë nga diskutimi:
-Që lëvizin gjëra normalisht kam parë se mbrapa, rreth e rrotull shtëpisë ka njerëz që punojnë 24 orë, dëgjojmë zëra, por hije nuk kam parë
-Nëse nuk është lojtare, ajo shumë mirë duket si një e infiltruar që hyn aty për të provokuar, siç ka qenë dikur një personazh
-Unë kam pas dyshime për këtë pjesën
-Po, dhe nuk është çudi që ajo të jetë një e infiltruar
-Ishte një super lojë, i zgjoi të gjithë nga gjumi, futi në lojë ata që nxorën karakterin e vërtetë.
Çdo të hënë dhe të premte, ora 19:00 komentojmë Live mbi lojën që kanë zgjedhur të luajnë personazhet e famshëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3. Qëndroni në kanalin e Albanian YouTubers, për të qenë edhe ju bashkëbisedues në livestream ose në platformat e tjera me komente dhe pyetje.