Tea Dupi, këtë të premte ishte e ftuar për herë në parë në podkastin që transmetohet në Albanian Youtubers ku komentohen banorët e Big Brother VIP 3.
Një ndër lojëtaret që po krijon një romancë brenda shtëpisë së BBV3, Heidin ajo e konsideron një lojtare të fshehur dhe interesante.
Sipas Teas, një ndër armët që po përdor modelja shqiptare e rritur në Itali është flirtimi, të cilin e ka përdorur edhe në Big Brother Itali.
Tea: Heidi më duket lojtare e fshehur interesante, u bëra kurioze për personazhin e saj dhe në një moment mendova po kjo çfarë bën aty, është njohur për një histori, tani për një histori, më duket si ato skifteret ajo, e rrezikshme flirtuese, do ta cojë çik dëm atë Romeon ajo, me atë italianin cedoi, e bëri ajo flirtin me italianin. Mund edhe të ngecin bashkë. Kategoria që vijnë nga Italia të shkrjnë nga e folmja, e ka cik strategji atë. E ka edhe çik si strategji atë.
Bruno: Për një vajzë e rritur dhe lindur në Itali e flet shumë mirë shqipen, e kanë marrë shumë ngadalë, por janë çifti i vetëm që mund të eci.
Arjola: Nuk ka hyrë me një strategji, dyshoj shumë, e ka shijuar, nuk është gocë budallaqe, por nuk ka hyrë me një strategji siç ka hyrë Juli, Romeo, Roza, Ilnisa
Klotilda: Mua më duket e zgjuar, më duket më shumë lojtare e zgjuar
Evi: Heidi është pak më e mbrojtur sepse nuk njihet me showbizin me njëri-tjetrin edhe thotë çfarë të dojë.