50% e shqetësimeve mendore shfaqen para moshës 18 vjeç. Kjo do të thotë që duhet shumë më tepër punë në parandalimin e problemit, para se të nisë të bëhet i tillë.
Ky është thelbi i një studimi të gjatë dhe statistikave të marra nga Shoqata Italiane e NeuroPsikoFarmakologjisë dhe të prezantuara në kongresin Kombëtar.
Në epokën bashkëkohore, vëmendja duhet të jetë e drejtuar pikërisht tek brezat më të rinj, duke qenë edhe më të ekspozuar dhe vulnerable ndaj shumë faktorëve që mund t’i dëmtojnë.
Në analizë merret edhe përdorimi i ilaçeve, të cilat në shumë raste, edhe në ato të nevojshme shihen si tabu, ndërkohë që nga ana tjetër ka dhe një hendek të madh të keqpërdorimit të tyre. Të rinjtë sot, kryesisht adoleshentët, arrijnë t’i marrin pa një recetë në treg të zi, dhe përdorimi është shpesh për arsye që s’kanë të bëjnë me kurimin, por me faktorë të tjerë si rritje performance në nivel shkollor, për gjumë dhe qetësi, apo edhe për entuziazëm e rezistencë nëpër festa.
Duke qenë se ky argument është mjaft delikat dhe shqetësues, ekspertët e fushës shpesh bëjnë thirrje për një aksion në nivel kombëtar me fushata sensibilizuese, shpjeguese dhe parandaluese për kujdesin ndaj shëndetit mendor.