Gjatë spektaklit së mbrëmjes së kaluar, banorët kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin.
Një prej tyre ishte debati mes Ilnisës dhe Rikes. Kjo e fundit ka shpërthyer ndaj gazetares pasi dëgjoi ofendimet dhe fyerjet që ishin bërë ndaj saj.
Kritika pati dhe nga banorët e tjerë dhe opinionistët të cilët e kanë quajtur të papranueshëm fjalorin të cilin ajo ka përdorur ndaj Rikes.
Por, pas përfundimit të mbrëmjes , në kohën që janë shtrirë për të fjetur, Ilnisa është përlotur për shkak të komenteve dhe kritikave që mori në Prime.
Meritoni i është afruar për ta ngushëlluar duke i dhënë dhe puthjen e parë në buzë përpara kamerave.