Ervin Gonxhi ishte banori që u largua nga gara e Big Brother VIP 3.
Në televotim me Fationin, Gabrielen dhe Vesa, Ervini rezultoi banori më i votuar për të lënë shtëpinë.
“Jam i lumtur që do të iki, do të shkoj në shtëpi se më ka marrë malli për djalin”, tha ai teksa u përshëndet me konkurrentët e tjerë.
“Nuk po rrija dot më, nuk e përballoja. Është shumë ndryshe aty brenda. Edhe sot u thashë banorëve që do të dilja. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, jam munduar të jap më të mirën time. E vetmja gjë që më ka ngelur është me kë do falen çunat. Krijuam një vëllazëri shumë të mirë. brenda kishim një dashuri për dy arsye. Për hir të Zotit dhe sepse e duam njëri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh ai.