Një prej debateve më të forta të kësaj jave ishte mes Romoes dhe Julit.
Romeo u acarua pasi grupi i tij prishi lojën, duke u shkëputur pasi ishin lidhur me njëri-tjetrin. Sipas tij kjo ndodhi sepse Juli urdhëroi grupin e tij për të bllokuar tualetin dhe për të mos i mundësuar atyre marrjen e abdesit për t’u falur më pas. Juli nga ana tjetër së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, e konsiderojnë këtë veprim të Romeos si justifikim.
Anaidi shprehet se me ritualin e të falurit Ervin Gonxhi mund të krijojë të gjithë mbështetjen e besimtaëve myslimanë.
Anaidi: E zëmë rastin e Vinit dhe vëllezërit myslimanë që mund ta votojnë, se po falet pesë herë në ditë ka bërë dhe Romeon të falet, ka bërë edhe Meritonin të falet, domethënë ka pesë veta që i shkojnë nga mbrapa,
Klotilda: Nuk e dimë sepse myslimanët e quajnë mëkat të hysh në Big Brother
Anaidi: Në përgjithësi nuk janë me këto reality-t, televizionet edhe shoë. Nëse gjithë komuniteti e voton Vinin, Big Brother nuk e nxjerr më Vinin, sepse merr shumë vota dhe i duhet, a ka mundësi që të dali çdo javënë nominim? Nëse falen të gjithë bashkë e kanë të vështrë të nominojnë njëri-tjetrin, ata nuk do ta nominojnë njëri-tjetrin, është si një lloj rekrutimi,
Evi: Këto gjëra duhet të lihen pak jashtë në respekt të komunitetit që është fetar.
Anaidi: Ndodhi një gjë, e pyeti Roemo Vinin a do të falemi kur ta dalim që këtu? Dhe përgjigja e Vinit ishte, nëse do të rrini me mu po. Kam përshtypjen që këtë punën e fesë, më shumë po e përdor Vini si strategji, jo çunat.
Evi: S’të ndalon njeri të praktikosh asgjë, por të krijosh pol në emër të fesë, të asnjë feje, edhe të ateizmit, nuk më duket normale.
Çdo të hënë dhe të premte , ora 19:00 komentojmë Live mbi lojën që kanë zgjedhur të luajnë personazhet e famshëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3. Qëndroni në kanalin e Albanian YouTubers, për të qenë edhe ju bashkëbisedues në livestream ose në platformat e tjera me komente dhe pyetje.