Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Nisur nga rasti i Roza Latit, si e shpjegon shkenca lidhjen tonë me kafshët?

Nisur nga rasti i Roza Latit, si e shpjegon shkenca lidhjen tonë me kafshët?

January 29, 2024
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryefjala e këtyre ditëve nw media ka qenë lidhja e ngushtë e Roza Latit me kafshët e saj, ndërsa video ku uronte ditëlindjen e qenushit të saj që nuk jeton më bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Kishte shumë njerëz që e quajtën të ekzagjëruar reagimin e saj, kishte edhe nga ata që e quanin krejt normal sepse lidhja me kafshën është shumë shpirtërore.
Por si e shpjegon shkenca këtë fakt?
Shumë shkencëtarë kanë gjetur mjaft fakte rreth kësaj lidhjeje të veçantë (koncept shumë dimensional) për shembull:
– J. Bosard në Revistën “Mental Hygiene” (1950) sqaronte nga pikëpamja sociologjike se kafsha e shtëpisë janë burim i një dashurie të pakushtëzuar, të dobishme për të nxjerrë jashtë ndjenjat, si dhe mësues për fëmijët mbi çështje si përgjegjshmëria, shoqëria dhe rregullat e tualetit.

– Konrad Lorenc (Laureat i çmimit Nobel në vitin 1973) ose “babai i lidhjes njëri-kafshë” dhe një prej themeluesve të etologjisë, në autobiografinë e tij citon: “Dëshira për të mbajtur një kafshë buron nga lidhja e gjatë me natyrën. Kjo lidhje është analoge me ato funksione të njeriut si emocionet e dashurisë, shoqërisë së pastër dhe ndershmërisë”.

– Boris Levinson studioi mbi dobitë e kafshëve lidhur me“vlerat kuruese”, duke i hapur kështu rrugën drejtimit të“pet terapisë” p.sh., përdorimi i kafshëve si terapi për fëmijët me probleme (vitet 1962-75).

Si shpjegohet kjo lidhje me kafshët në mënyrë shkencore?
Teoria e zhvillimit të familjes propozon që njerëzit në familje kanë cikle të ndryshme të jetës. Një kafshë shtëpiake mund të përmbushë role të ndryshme për një pronar lidhur me një fazë të jetës së pronarit. Për njerëzit, kafshët karakterizohen shpesh si pjesëtarë të familjes. Për të sapomartuarit ato konsiderohen si zëvendësues të fëmijëve; për një çift me fëmijë si shoqëri për fëmijët e tyre dhe si siguri familjare, ndërsa për adoleshentët si shoku më i mirë.

Sipas studimeve psikologjike, kafshët shtëpiake në qytete luajnë një rol emocional zëvendësues për fëmijët dhe gratë.
Teoria e mbështetjes sociale është ajo që i referohet llojeve të ndryshme të ndihmës që na japin njerëzit e tjerë (ndihmë emocionale, praktike, informacioni dhe vlerësimi).
Studimet tregojnë se edhe kafshët e shoqërimit bëhen pjesë e rrjetit social të pronarit. Sot kafshët drejtojnë të verbrit, aspekt i cili flet për ndihmë praktike etj.
Teoria “e ngjitjes” është teoria më e shfrytëzuar për të treguar lidhjen me kafshët. Njerëzit shfaqin disa “sjellje ngjitëse” që hasen shpesh në klinikat veterinare. Kjo lidhje shpesh përshkruhet e ngjashme me atë të nënës me fëmijën, të dy shokëve të ngushtë ose si bashkëshortë.
Në klinika vihen re 4 forma afrimiteti: të qëndruarit ngjitur gjatë gjithë kohës, stresi në ndarje (shqetësim, lotim), komente të qarta për të vërtetuarsigurinë e kafshës së tyre dhe biseda personale për kafshën e tyre (p.sh., të tipit “si e trajtoj macen”).
Sipas studimeve, njerëzit që janë më të dhënë pas kafshës së tyre janë kryesisht: femrat, njerëz me shumë shoqëri ose të vetmuar dhe mosha e tretë ndërkohë që gjendja socio-ekonomike, edukimi ose të ardhurat nuk janë tregues domethënës i kësaj lidhjeje.

Previous Post

E BUJSHME/ ‘Ai nuk e ka takuar asnjëherë djalin e tij…’ ish gruaja e Meritonit bënë deklaratën e fortë për banorin e BB

Next Post

Oltën nuk e ndal as shtatzania, sapo na lajmëroi për projektin e saj më të ri dhe provat kanë nisur

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al