Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ishte banori i parë që më 13 janar hapi dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, e po ashtu, ai ishte i pari që la shtëpinë për arsye familjare.
Ndërkohë ditën e djeshme, gazetari ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku u pyet ‘nëse e mendon mundësinë e rikthimit në “reality show?”.
“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra sa nuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”, tha Drini Zeqo.
Në mbyllje të puntatës, opinionistja Ina Kollcaku i tha Drinit se i vjen keq që një personazh me vlerë si ai ndodhet jashtë shtëpisë, ndërsa ai ia ktheu: “Prit një herë se mos futem prapë”.
Të njëjtën gjë tha edhe Evi Reçi në podcastin e djeshëm të Albanian YouTubers. Ndiqni videon më poshtë: