Të ftuarit e rradhës në Podcastin Thjesht me Tean ishte çifti i njohur MC Artur dhe Arnisa Dervishi. Ata folën për jetën e tyre në Belgjikë dhe karrierën që e zhvillojnë mes Tiranës dhe Brugges. Në një moment Arnisa tregoi paragjykimet që ka hasur, madje deri aty sa e kanë akuzuar se burri i saj po e prostituon. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe MC Artur.
Pjesë nga biseda:
-Jam prekur më tepër, jo nga njerëzit e thjeshtë, por jam prekur nga ata persona, të cilët janë pjesë e shoëbizz-it dhe më njohin shumë mirë.
-Pse çfarë komenti kishin përshembull?
-Kam patur komente edhe nga gazetarë, të cilët e kanë gjykuar zhveshjen.
-Kam dëgjuar shumë paragjykime, që njerëzit kanë folur, edhe rreth familjar. Madje ka qenë një situatë ku edhe më kanë akuzuar, sikur unë e kam marrë Arnisën dhe e kam punuar jashtë, në Belgjikë. Prostitucion.
-E vërtetë?
-Kanë qënë, po. Kanë qënë dy anë: Njëra anë ka qënë që ja bën gruaja ‘8 me 2’. ‘E bën ajo si t’i dojë qejfi, e rrotullon’, ka qenë edhe ana tjetër pastaj
-Që ky e punon
-Që ai e ka marrë, e reklamon, e publikon për ta shitur. Absolutisht që të vret…
-Të vret, po!
-Edhe janë akuza shumë të rënda
-Sidomos në rrethin shoqëror shqiptar
-Po pra, se nuk e kuptojnë dot domethënë që burri të jetë suportues
-Nuk arrijnë ta kuptojnë këtë marrdhënie që ne kemi.
-Ose ajo e rrotullon, ose ai e përdor!
-S’ka, nuk mund të mendojnë që ky është një çift që mirëkuptohet, shkojnë mirë
-Rrugë të mesme nuk ka, është o kjo o kjo.
-Ndaj e theksova që prapa kamerave jam unë gjithmonë