Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
“Kam përsëritur fjalët e Rozës”/ Klodian Duro shpjegon ironinë në BBV dhe i drejtohet ish-gruas: Kam dhimbje…

“Kam përsëritur fjalët e Rozës”/ Klodian Duro shpjegon ironinë në BBV dhe i drejtohet ish-gruas: Kam dhimbje…

January 22, 2024
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Klodian Duro, i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, shpjegoi ironinë, sikurse ai e quan, të përdorur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ish-futbollisti shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.

“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”.

Nga studio e “Wake Up”, Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij:

“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”.

Ish-futbollisti i Kombëtares hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas. Gjithçka është e pavërtetë, u shpreh ai.

“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”.

Kujtojmë, pas prime-t të së shtunës, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Vëllai i Madh mori menjëherë masa, duke e përjashtuar nga gara.

Previous Post

Këto janë 4 shenjat që do të kenë “jashtëzakonisht” fat në dashuri për vitin 2024!

Next Post

Bie skela e pallatit në ndërtim, lëndohen babë e bijë në Tiranë

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al