Deputeti socialist që bën opozitë në Kuvendin shqiptar ishte i ftuari i radhës në podcast “Klo’s Friends with Klotilda Harka”.
Mes diskutimeve nga jeta politike apo ajo personale, nuk mungoi edhe një koment epik nga ana e Braçes për kryeministrin Edi Rama.
Ai u shpreh se i pëlqente më shumë Edi Rama i mëparshëm, koha kur ishte kryetar bashkie apo ministër Kulture, se sa në postin aktual, kryeministër i vendit.
Klotilda: Kanë dashur ta provokojnë Edi Ramën me këtë opozitën që bën ti dhe ai ka thënë: Ju këshilloj të hani një lugë mjalt para se të flisni për Erion Braçen sepse ai është shumë zemërbardhë.
Erion Braçe: Edi Rama s’para provokohet me thënë të drejtën. E kontrollon veten. Aaaa Edi Rama i mëparshëm po.
Klotilda: Po ky tani jo?
Erion Braçe: Jo, ky i tanishmi e kontrollon veten në maksimum. Unë ia kam thënë atij dhe e them kudo që mua më pëlqente Edi Rama i mëparshëm.
Klotilda: Kur i mëparshëm, koha kur ju ishit zv. Kryeministër?
Braçe: Jo, jo, jooo, fare, fare. Edi Rama ministër Kulture dhe Edi Rama kryetar bashkie, Edi Rama me sëpatë në dorë.