Gruaja e Shpat Kasapit Selvija ka njoftuar në rrjetet sociale, për vendimin që ka marrë ajo së bashku me familjen.
Sipas saj Shpati dhe Selvija do largohen jashtë vendit, për të filluar një jetë të re, ku thelbësore do jetë kujdesi ndaj vetes dhe mirëqenies së saj. Kujtojmë se Selvia ka pasur një gjëndje të rënduar psikologjike, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehej se viti 2023 nuk ka qenë aspak i lehtë për të dhe se shumicën e kohës e kalonte duke qarë.
“Një fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të fillojë nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time. Ky vit do jetë viti që unë do njihem përsëri me Selvën, ajo që qesh vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitness dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh. Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, prandaj uroj shumë që ky fillim të jetë i mbarë për mua, Shpatin dhe Roelin. Dua të më keni në lutjet e juaja”, shkruan Slevija.